Moti për nesër në Kosovë

09 prill 2025 | 19:49

Mendimi për motin – 9.04.2025

Ditën e enjtë me afrimin e sistemit frontal, vransirat pritet të shtohen, e pasdite vende-vende të paraqiten edhe reshje të dobëta shiu, e në vise malore dëbore. Duke shkuar nga mbrëmja, reshjet do të jenë më të shtrira në vend, e me rënie të temperaturave, reshjet e dëborës mund të shfaqen dhe në pjesë më të ulëta së paku prej 700-800m lartësi mbidetare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e veriore 6-14m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -1C e 1C, ndërsa maksimalet pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 10C e 13C.

Më shumë intervale me diell po parashihen në vend ditën e premtë, me një rritje të temperaturave deri në 14C e 15C. Të shtunën me kalime vransirash, shfaqen kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Të dielen më pas sërish më shumë diell, derisa temperaturat shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet gjithashtu në rritje deri në fundjavë, 2C e 4C.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb,…