Moti për pesë ditët e ardhshme

19 nëntor 2023 | 22:07

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, java e ardhshme paraqitet pothuajse me të njejtin skenar, sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përketë grafikut termik, do të jetë pothuajse i ngjashëm me javën që po e lëmë.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira mesatare.Në orët e para në shum territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet që në shum territore të ketë mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 der 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përketë reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm.Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përketë sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori, deri më tani jan regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Xhevdet Smakiqi thotë se kryeministri Albin Kurti i ka…