Moti për pesë ditët e ardhshme
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), java do të fillojë me mot me vranësira dhe kushte për reshje.
“Të martën dhe të mërkurën parashihen të mbajë mot i qëndrueshëm me vranësira dhe intervale me diell. Të enjten dhe të premten sërish parashihet destabilizim i motit, duke u krijuar kushtet për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-s.
Sipas këtij njoftimi, kjo situatë meteorologjike që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme, do të mundësojë qarkullim aktiv dhe të vazhdueshëm të masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit po thuaj se gjatë gjithë javës, parashihet të jetë në vlerat e shëndetshme.
/Epoka e re/