Moti për pesë ditët e ardhshme

03 janar 2021 | 18:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje të shiut në vile të ulëta ndërsa në vise malore pritet të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe kohore pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet 5-10 gradë Celsius.

“Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 6 vitesh në skuadrën italiane të Ferrarit, piloti gjerman…