Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
08 qershor 2020
| 10:16
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë mot të paqëndrueshëm.
IHK njofton se në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur.
Reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.