Moti për pesë ditët e ardhshme, përmirësohet cilësia e ajrit
03 shkurt 2019
| 21:06
Në pesë ditët në vijim, në Kosovë pritet të marrë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, më të theksuara në perëndim të vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë mes 8 deri 11 gradë celsius. “Shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e juglindjes. Sipas njoftimit, kjo gjendje labile e motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.