Moti për pesë ditët e javës së ardhshme, minimalja nga 6 deri 9 gradë celsius
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të shpërndara dhe riga lokale shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se minimalja do të jetë nga gjashtë gradë celsius, kurse maksimalja do të jetë 23 gradë celsius.
Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore.