Moti për sot
07 shkurt 2019
| 09:01
Në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, ka bërë me dije IHMK-ja.