Moti për sot dhe nesër
16 tetor 2019
| 08:51
Kosova do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius. Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat në kufijtë e normales. Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.