Moti për Vitin e Ri
29 dhjetor 2019
| 19:53
Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.
Si pasojë e prezencës së këtyre masave mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.