Moti shtyn korrje-shirjet e grurit
02 korrik 2023
| 22:40
2 korrikun e vitit të kaluar, Gani Dobratiqi kishte nis korrjen e arës së tij.
E këtë të diel fiks një vit më pas, sipas fermerit nga Truda e Prishtinës rendimenti i grurit s`është gati për fshirje dhe i duhet ende kohë shkaku i motit që mbretëroi sivjet.
I zoti i 17 hektarëve me këtë kulturë, nuk ka aq shpresë që ky vit do të jetë i bereqetshëm.
Ndryshimet klimatike sipas profesorit të Bujqësisë Imer Rusinovci, do të ndikojnë që vegjetacioni sivjet të jetë më i vonë.
Rusinovci shton se kombajna nuk mund të futet pa u përgjysmuar lagështia aktuale e grurit që momentalisht është rreth 25%.
Pavarësisht kësaj, 2023-ta është vit rekord i të mbjellave sipas Ministrisë së Bujqësisë.