![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/moti.jpg)
Moti sot
12 shkurt 2025
| 08:19
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me borë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.