Moti sot

15 prill 2025 | 08:36

Vranësirat do të dominojnë edhe përgjatë ditës së martë, megjithëse kohëpaskohe shpërndahen për intervale të shkurta dielli.

Reshje të dobëta shiu lokalisht shfaqen orëve të mëngjesit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 7-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, njofton Mendimi për Motin.

Mot më i ngrohtë po parashihet ditën e mërkurë dhe të enjte, me maksimale që shkojnë deri në 23C e 25C. Të mërkurën më shumë intervale me diell, e ditën e enjtë kalojnë më shpesh vranësira, mirëpo të reshura më të shumta po parashihen me kalimin e një sistemi frontal që vije nga nga perëndimi, natën në mes së enjtës dhe së premtës, që edhe zbret temperaturat në 17C e 18C. Të premtën nuk mungojnë intervale me diell gjatë ditës, e më të gjata do të jenë ditën e shtunë. Minimalet luhaten ndërmjet 8C e 11C, ndërsa të shtunën mund të zbresin në 5C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Avni Arifaj tha se kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa…