Moti sot dhe në fundjavë në Kosovë

16 gusht 2024 | 08:03

Shumë nxehtë pritet të mbajë në vend gjatë ditës së sotme, me temperatura që do të shkojnë deri në 38 gradë.

Pasdite vranësira mund të zhvillohen në pjesë të vendit, që më vonë aty-këtu mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullimë, sipas “Mendimi për motin”.

“Shumë nxehtë mbetet ditën e shtunë, me maksimale deri në 35C E 36C, mirëpo orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve e bubullimave. Mot më jostabil përfshin vendin nga dita e diel, kur pritet të që rrebeshet të jenë më të përhapura në vend. Temperaturat fillojnë të pësojnë rënie, duke përfunduar kështu vala e të nxehtit. Deri të martën maksimalet zbresin nën 30C”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti i Trepçës ka dhënë si afat ditën e sotme…