Moti sot dhe nesër në Kosovë

17 qershor 2020 | 00:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme në Kosovë.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive në La Liga, duke…