Moti sot, gjatë ditës shi, në mbrëmje borë

19 janar 2024 | 08:46

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë ditës pritet të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit dhe të ketë borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

Era gjatë ditës do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h.

Siç njofton MeteoKosova, në orët e mbrëmjes, me ardhjen e frontit të ftohtë, drejtimi i erës do të zhvendoset nga ai i veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, u…