Moti sot, i freskët, temperatura më e lartë 24 gradë celsius

03 korrik 2024 | 08:33

Të mërkurën në Kosovë do të ketë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 24 gradë celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë”, ka njoftuar IHMK.

Të martën në disa pjesë të vendin ka pasur reshje të shiut e erëra të forta ku ka pasur edhe dëme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do…