
Moti sot, i vranët dhe me shi
04 janar 2024
| 08:24
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.
Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.