Moti sot, kryesisht me diell, temperaturat deri në 10 gradë celsius

19 nëntor 2023 | 08:14

Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por i freskët.

Në orët e mëngjesit pritet acar i madh, ndërkaq në mbrëmje do të ketë shtim të vranësira.

Era do të fryjë nga veriu e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të para të 24-orëshit, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Siç raporton Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin nga minus katër deri në zero gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale prej shtatë e deri në 10 gradë Celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E diela e tretë e muajit nëntor është Dita botërore…