Moti sot me diell dhe vranësira

16 nëntor 2021 | 09:04

Java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur ketë situatë relativisht të qetë meteorologjike.

Temperaturat minimale të ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me…