
Moti sot, me diell dhe vranësira
03 gusht 2022
| 08:31
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.