Moti sot, më i ngrohtë se dje
07 shkurt 2024
| 08:13
Në Kosovë këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Gjatë ditës pritet të fryjë erë në jugperëndim, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia e saj pritet të shkojë deri në 57 kilometra në orë, shkruan MeteoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë celsius.