Moti sot, më shumë i vranët sesa me diell

12 mars 2024 | 08:23

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.

Meteo Kosova ka njoftuar se reshjet e shiut në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…