Moti sot në Kosovë

25 gusht 2018 | 08:36

Sot në Kosovë do të ketë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrin deri në 31 gradë celsius, kurse e diela do të jetë me shi, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Situata sinoptike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe ditën e shtune, përderisa ditën e diele do të krijohen kushte tjera meteorologjike, duke bërë që mbi vendin tonë të mbaje mot i paqëndrueshëm me vranësira  dhe ulje të lehta të temperaturave në  vlerat e maksimaleve. Vranësirat pasdite do të jenë në  zhvillim e sipër dhe si të tilla do të mundësojnë që në shumë territore të vendit të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Edhe në fushat barike pritet të ketë rënie nën vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, është bërë me dije në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit…