Moti sot në Kosovë
Ditën e parë të tetorit, mbi vend parashihet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.
Temperaturat minimale mjaft të ulëta. Në pjesë të vendit mund të zbresin deri në 0C, e deri në 3C e 4C, nga Dukagjini, njofton Prishtina Weather.
Përgjatë luginave të lumenjëve dhe ultësira orëve të mëngjesit shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë nga veriu e veriperëndimi 1-4m/s.
Mot i thatë parashihet ditën e mërkurë, ndërkohë që vransirat gradualisht fillojnë të shtohen gjatë ditës.
Temperaturat në rritje, deri në 22C. Të enjten vransirat mbesin më dominuese, e nga pjesë perëndimore paraqiten kushte për të reshura shiu, që më vonë depërtojnë në pjesë tjera.
Më shumë vransira dhe shi kohëpaskohe parashihet ditën e premtë dhe të shtunë. Temperaturat shkojnë deri në 23C, të premten, e ditën e shtunë zbresin në 17C.