Moti sot në Kosovë
16 shtator 2018
| 08:59
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë motë me diell, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga lokale shiu.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.