Moti sot në Kosovë

14 prill 2025 | 08:15

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Herë pas here, lokalisht priten reshje lokale shiu, ndërsa rrymimet ajrore do të jenë të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi që do të kushtëzojnë edhe ardhjen e pluhurin nga Shkretëtirat e Saharasë. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje të ndjeshme deri 7 apo 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ulje krejtësisht të lehta 19 apo 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon me vranësira të theksuara dhe me reshje lokale shiu. Gjatë ditës pak reshje por mbizotërojnë vranësira e ndonjëherë lokalisht mund të ketë intervale kohore me diell.

Shumë vranësira priten edhe të Martën, me reshje lokale shiu. Nuk priten reshje të mëdha. Temperaturat mund të pësojnë ulje krejtësisht të lehta, ndërsa vazhdojnë erëra nga jugu dhe juglindja. Pasditen e së Martës kthjellim dhe rreze diellore. Të Mërkurën rritje të ndjeshme të temperaturave dhe na pret mot kryesisht me diell, por jo tërësisht stabil sepse pasdite vonë do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu./MeteoBallkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një ditë na ndanë nga seanca konstituive e Kuvendit,…