Moti sot në Kosovë
28 tetor 2018
| 09:22
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius. Masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive”, thuhet në njoftimin e institutit.