
Moti sot në Kosovë
26 mars 2019
| 08:35
Nga e marta e tutje do të ketë fuqizim të masave ajrore me origjinë nga verilindja dhe veriperëndimi, kështu që përveç diellit, motin do ta karakterizojnë edhe vranësirat e dendura dhe të paqëndrueshme, ku vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-21gradë Celsius.