Moti sot në Kosovë
27 qershor 2019
| 08:11
Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme edhe sot duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.
Meteorologët thonë se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.