
Moti sot në Kosovë
24 korrik 2019
| 07:43
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-29 gradë celsius.
Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë celsius.