Moti sot në Kosovë
19 tetor 2019
| 10:24
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas institutit, në këto kushte do të vijoj të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
“Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do ti regjistroj vlerat në kufijtë e normales. Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.