Moti sot në Kosovë

28 qershor 2020 | 01:12

Sot (e diele) moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës prinë nga komunat tjera të Kosovës me…