![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/a88530cb-57d3-4203-b593-7cf25ec2097f.png)
Moti sot në Kosovë
21 janar 2021
| 08:41
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.