Moti sot në Kosovë
29 maj 2022
| 08:12
Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, mesatare dhe lokalisht e fortë!