Moti sot në Kosovë

12 korrik 2022 | 08:01

Mot stabil gjatë kësaj jave, me diell dhe vranësira kalimtare. Fillimisht jo shumë ngrohtë, në pjesën e dytë më nxehtë, me temperatura mbi 30 C, parashikon “Prishtina Weather”.

12.07 – Kryesisht me diell paradite.  Ditën vranësira kalimtare.

13.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

14.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

15.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11 C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23 C e 25 C, e ditën e premte rriten edhe deri në 31 C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, e më pas në rënie të lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë anije të huaja kanë mbërritur së fundmi në portet…