Moti sot në Kosovë

21 prill 2024 | 08:09

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në zonat malore reshje të dendura bore. Trashësia pritet të arrijë rreth 20 cm, sidomos në perëndim të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në zona më të ulëta.

Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 14-33 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. /MeteoKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat e votimit në Leposaviq janë hapur në orën 07:00,…