Moti sot në Kosovë ashtu si dje, i ndryshueshëm
26 mars 2024
| 08:20
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica.
Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët vijuese të pasditës dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.
Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-56 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.