Moti sot në Kosovë, me diell dhe rrebeshe shiu

30 maj 2024 | 08:41

Megjithë intervaleve me diell, ditën e enjte rrebeshe e bubullima mund të zhvillohen që nga orët e paradites, së pari në perëndim të vendit, më pas të shtrihen edhe në pjesë të tjera.

Lokalisht nuk duhet përjashtuar mundësi për reshje më intensive shiu të shoqëruara edhe me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e premte pritet mot më stabil, me intervale më të gjata me diell, e rrebeshet e shiu mbetet më të izoluara përreth zonave malore. Temperaturat shënojnë rritje deri në fundjavë, në 27C e 28C.

Ndonjë rrebesh shiu mund të paraqitet pasditën e së dielës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se reagimi i…