Moti sot në Kosovë, me diell dhe vranësira
09 gusht 2024
| 08:14
Megjithë intervaleve më të gjata me diell ditën e premtë, pasdite kalojnë vransira, që më vonë pritet të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu, me gjasë përreth zonave malore.
Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale paksa më të ulëta, shkojnë deri në 31C e 33C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s, njofton Prishtina Weather.
Nga fundjava dhe ditëve të para të javës vijuese pritet të kemi mot më stabil, të dominuar nga kthjellimet. Temperaturat në rritje, nga 30C të shtunën, deri në 34C e 35C ditën e martë.