Moti sot në Kosovë, më i mirë se dje

08 janar 2025 | 08:29

Ditën e mërkurë parashihet mot i butë, me më shumë intervale me diell, megjithëse herë herë kalojnë vransira. Të reshura shiu ka gjasa të paraqiten në pjesë perëndimore të vendit por me intenzitet të dobët. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 2C nga rrafshi i Kosovës, e në pjesë të Dukagjinit vetëm deri në 7C e 10C.

Temperaturat maksimale në rritje deri në 12C e 15C. Frynë erëra jugore e jugperëndimore me hove mbi 15m/s lokalisht, njofton Prishtina Weather.

Butë me më shumë intervale me diell mbetet ditën e enjtë, megjithëse orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Të premten sërish vransirat shtohen, me riga lokale shiu orëve të mëngjesit.

Në aspektin termik mbetet butë me maksimale deri në 10C e 12C. Orëve të mbrëmjes me kalimin e një sistemi frontal temperaturat pësojnë rënie, e fillojnë të reshura dëbore, që vazhdojnë deri orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Temperaturat zbresin në 4C, ditën e shtunë, e të dielen mund të kemi ditë të akullt, ku temperaturat maksimale mbesin nën 0C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti…