Moti sot në Kosovë, pak me borë, pak me shi

10 dhjetor 2023 | 08:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius.

Sipas ecurive sinoptike, deri në javën e tretë të muajit parashihet të ketë temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas javës së dytë, kur fillon stina e dimrit, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në aspektin e rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar në disa…