Moti sot në Kosovë, vranësira dhe reshje shiu
14 maj 2019
| 09:06
Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik duke mbajtur mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut në vendin tonë janë prezente edhe sot që prej orëve të para të mëngjesit.
Meteorologët parashikojnë që temperaturat minimale për sot të lëvizin nga 7 deri në 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë celsius.
Sipas IHMK-së pritet të fryejë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 19m/s.