Moti sot, nesër dhe pasnesër, paradite i vranët, pasdite me shi
14 mars 2024
| 08:28
Dita e enjte në vend parashihet me vranësira të shumta dhe intervale me diell. Orëve të pasdites shfaqen kushte për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 14C. Do të fryjë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.
Ditën e premte pritet të ketë më shumë intervale me diell.
Të shtunën vranësirat shtohen, e lokalisht priten mundësi për riga shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 16C. Mundësi për reshje lokale shiu mbeten edhe ditën e diel. Të hënën fillimisht me vranësira, ndërsa gjatë ditës intervale me diell, njofton Prishtina Weather.