Moti sot, paradite me diell, pasdite rrebeshe shiu
Mot i nxehtë dhe jostabil po parashihet për ditën e martë. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell. Orëve të pasdites, me zhvillime të vranësirave, në pjesë të vendit mund të paraqiten rrebeshe shiu dhe bubullima, kryesisht përreth zonave malore, që deri në mbrëmje mund të shtrihen në pjesë të ulëta, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 17C e 18C, e maksimalet mbesin ende të larta deri në 30C e 32C. Fryn erë jugperëndimore e jugore, e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.
Nxehtë edhe ditën e mërkurë, me zhvillime të rrebesheve orëve të pasdites, derisa nga dita e enjte priten rrebeshe më të shumta shiu, patjetër të shoqëruara edhe me bubullima, pa përjashtuar mundësi që të marrin veçori të stuhive me erëra dhe breshër. Temperaturat zbresin në 24C e 25C.
Nga dita e shtunë priten kushte më stabile, me më shumë kthjellime, e temperaturat sërish arrijnë vlera prej 29C.