Moti sot, shi dhe intervale me diell

01 qershor 2021 | 08:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me shi dhe intervale me diell.

IHK njofton se shi parashihet të bie sot, për të vazhduar sërish të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e Fëmijëve shënohet më 1 Qershor në mbarë botën,…