Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

09 shkurt 2023 | 09:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi…