Moti të mërkurën e të enjten – i vranët e me reshje shiu

05 tetor 2021 | 23:34

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të mërkurën, sipas Institutit, parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e forte”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se që nga viti 2013…