Moti, vranët dhe kohë pas kohe me shi e borë

17 mars 2021 | 09:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e…