Moto GP starton më 3 maj
16 mars 2020
| 20:47
Në mesin e sporteve të afektuara nga koronavirusi është edhe Moto Grand Prix.
Moto GP planifikohej të startonte gjatë javës së kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Përhapja e koronavirusit me shpejtësi të madhe thuajse në gjithë botën, bëri që të suspendohet edhe starti i Moto GP.
Testet e Grand Prix Katar u anuluan, duke bërë që edhe starti i sezoni të shtyhet për datë të pacaktuar. Ndërkohë, edhe testet e planifikuar për ShBA (Austin) dhe ajo për Argjentinë (Rio Hondo) janë shtyrë për pjesën e vonshme të kalendarit.
Sipas raportimeve të fundit, Moto GP pritet të startojë më 3 maj, në garën e Spanjës. Gara e parë pritet të zhvillohet në Jerez, nëse gjithçka shkon tashmë sipas planeve dhe pandemia mbahet nën kontroll.